Arkiv për Shtator, 2008

Bravo Shqipëria, jemi të parët në grup!

                                     SHQIPERI MALTE 3 0

Shënues: Bogdani 46′, K.Duro 84′, Dallku 90′

SHQIPERIA: Beqaj, Dallku, Cana, Curri, Agolli, K.Duro (B.Berisha 86′), E.Bulku (E.Beqiri 55′), Hyka, Skela, Lala, Bogdani (Salihi 72′). TRAJNER: Ari Han
MALTA: Haber, Xuereb, Bajada, Dinech, Agius, Bifa (Rendo 46′) Misfut, Samut, Shembri, Pace. TRAJNER: Dusan Fitzel
GJYQTARE: R.Schoergenhofer, E.Breuter, R.Buch (Austri)
Kartonë të verdhë: Dallku, E.Beqiri, Cana, / Bajada

Minutë pas minute
3′ Kuqezinjtë e kanë nisur në sulm. Hyka në krahun e majtë të sulmit tonë furnizohet me topa të gjatë nga mbrotja dhe mesfusha e Shqipërisë.
5′ Rast i artë për gol nga ana e Shqipërisë. Bogdani ul me gjoks një top për Klodian Duron, që, i vetëm me portierin maltez, gabon rëndë, e dërgon topin jashtë kuadratit kundërshtar.
10′ Goditja e parë nga këndi për maltezët, që vizitojnë po për herë të parë portën kuqezi. Zona kuqezi spastrohet me kokë nga Lorik Cana.
16′ Një top i gjatë për Dallkun në krahun e djathtë të mesfushës kuqezi, por miqtë e bllokojnë mbrojtësin në inkursionin e tij. Megjithatë, Skela bën një sllaom, duke futur një top në zonën mike, ku topi endet për gati 2 minuta, por nuk konkludojmë dot.
20′ Maltezët shohin më shumë drejt portës sonë. Mundohen me topa të lartë, por mbrotja kuqezi është në lartësinë e duhur, duke larguar çdo rrezik për Beqajn.
22′ Kundërsulm i maltezëve, që gjen të papërgatitur mbrojtjen kuqezi. Vetëm dalja e portierit Beqaj, në kohën e duhur, shmang një gol të sigurtë për miqtë.
29′ Bogdani vepron bukur në zonën mike, duke e mbrojtur topin, aty i ndërhyjnë në mënyrë të dyshimtë mbrojtësit maltezë, por gjyqtari austriak nuk është i mendimit për penallti. Loja vazhdon.
35′ Krahu i majtë i mesfushës sonë nuk funksionon si duhet. Agolli nuk përparon në ndihmë të sulmit, kështu që loja e tanëve është e zbehtë dhe pa rrezikshmëri.
37′ Gjuajtje predhë e Skelës nga rreth 20 metra largësi, pret në pozicion portieri maltez.
40′ 43′ Tri goditje këndi radhazi për tanët. Gjithçka mbyllet me një gjuajtje për t’u harruar nga Duro, përballë portierit mik. 44′ Ervin Bulku vepron bukur në të djathtë të sulmit kuqezi, fut një top të artë në zonën mike për Bogdanin, i cili shtrihet tokazi për ta goditur “sferën”, por nuk e arrin dot.
45+1′ 1 0. Goool Bogdani! Shqipëria kalon në avantazh. Krosimi i Klodian Duros goditet bukur me kokë nga “Er Bomber”, që gjen rrjetën e portës malteze. Pjesa e parë mbyllet me fitoren e Shqipërisë 1-0.
47′ 54′ Tanët luajnë disi të tërhequr, ndërkohë që miqtë shohin më shumë drejt portës së Beqajt, si duket për të barazuar. Sidoqoftë, ata mbeten larg zonën së rreptësisë kuqezi, pasi tanët janë në lartësinë e duhur.
55′ Del nga loja Ervin Bulku, futet në fushë në vend të tij Elvin Beqiri. Kjo lëvizje nxjerr përpara, në mesfushë, Lorik Canën.
57′ Rast i artë për golin e dytë kuqezi. Dallku fut bukur një top në zonën mike, ku Hyka, i vetëm me portierin maltez, bën të pamundurën, gjuan jashtë kuadratit, në të njëjtin pozicion ku shënoi ndaj Lihtenshteinit.
62′ Bogdani bën gjithçka bukur në zonën e maltezëve. Vallëzon me topin mes mbrojtësve miq, gjuan, por fatkeqësisht jo saktë, ngjitur me shtyllën pingule të portës së Maltës.
65′ Karton i verdhë për Beqirin, për ndërhyrje të gabuar, të verdhë edhe për Canën, për protestë.
72′ Ndërhyrje e gabuar e maltezëve ndaj Bogdanit, i cili e ka të pamundur të vazhdojë më tej lojën. Në vend të tij hyn Hamdi Salihi.
78′ Duro vepron bukur në zonën malteze, zbulohet i vetëm me portierin mik, gjuan fort, por goli evitohet nga portieri maltez, i gjendur në pozicion.
82 83′ Drithëria në portën tonë. Dy raste tejet të rrezikshme në portën e Beqajt, por ky i fundit tregon vlerat e tij të larta si portier, duke evituar gola të sigurtë.
84′ Gooool, 2 0! Kundërsulmi i tanëve. Hyka fut një top të zgjuar në zonën malteze, ku Klodian Duro, duke shfrytëzuar një dalje huq të mbrojtësit mik, gjuan tokazi dhe shënon golin e dytë për Shqipërinë.
89′ Berisha gjuan fort drejt portës mike, por grushton mrekullisht portieri maltez.
90′ Gooool, 3 0! Goditje këndi për Shqipërinë. Ekzekuton Skela, topi gjen kokën e Dallkut, që shënon golin e tretë, duke mbyllur ndeshjen me fitore 3 0 për kuqezinjtë tanë, që renditen të parët në grupin tonë kualifikues, me pikë të barabarta me Suedinë dhe Danimarkën, por me golaverazh më të mirë se nordikët.

Trajneri kuqezi ka thënë se ekipi nuk do të zhvillojë me Suedinë një lojë shumë ndryshe nga e kaluara
Hani, “gjurmëve” të Bariçit për Suedinë
Për trajnerin e kombëtares, Ari Han, Shqipëria ka shumë punë për të bërë. Koha e paktë që ka pasur në dispozicion dhe zhvillimi i vetëm dy miqësoreve, ka bërë që filozofia e Hanit për lojën të jetë e vështirë për t’u zbatuar nga kuqezinjtë. Me Suedinë, edhe pse holandezi mendon se ndeshja duhet fituar, loja pritet të mos ketë ndryshime nga ndeshjet e kaluara, kur ishte epoka e kroatit Oto Bariç. Këto dhe përshtypjet e tij të para pas tri ditë stërvitjesh, trajneri Ari Han i shprehu dje nga kompleksi “Skënder Halili”, ku kuqezinjtë po kryejnë përgatitjet anti-Suedi. “Jam i kënaqur nga këto tri ditë stërvitje, por kemi shumë punë për të bërë, pasi filozofia ime ndryshon me mënyrën se si ka luajtur futboll Shqipëria deri më tani. Kjo do të thotë që unë për momentin duhet të përshtatem, sepse natyrisht më mungon edhe koha për të vënë në “jetë” këtë filozofi,”- tha fillimisht trajneri kuqezi.
“Loja me Suedinë, pak ndryshime nga e kaluara”
Më pas, holandezi flet rreth përgatitjeve, kundërshtarit, si dhe për Shqipërinë që do të shihet të shtunën në “Qemal Stafa”.
“Ajo çfarë unë po përpiqem të bëj në këtë moment, është që çdo futbollist nga ana individuale duhet të përmirësojë pozicionin ku ai luan. Pa harruar që ndeshjen me Suedinë ne duhet ta fitojmë. Dua të theksoj se Shqipëria nuk do të luajë me Suedinë shumë ndryshe, nga çfarë ka luajtur në të kaluarën, sepse më mungon edhe koha. Natyrisht, Suedia nuk është kundërshtari i parë më i fortë, pasi në grupin tonë ka edhe të tjerë. Jemi të ndërgjegjshëm që kemi një grup shumë të vështirë, por do të bëjmë maksimumin që ndeshjen e parë ta përfundojmë në avantazhin tonë,”- u shpreh trajneri Han, i cili vlerëson angazhimin e lojtarëve dhe kushtet e stërvitjes.
“Lojtarët po stërviten ashtu si duhet dhe kanë një angazhim të madh. Ata po e përballojnë stërvitjen, por nga ana tjetër duhet të rriten më shumë. Tani kemi edhe dy ditë kohë për të rregulluar disa gjëra. Këtë herë duhet të theksojmë se kushtet e fushës janë të mira. Kemi pasur vështirësi në këtë aspekt, pasi, siç dihet, në prag të miqësores së fundit, zhvilluam vetëm një seancë.”
“Mbulimi i Ibrës? Nuk shënon vetëm ai”
Duke qenë se te kombëtarja e Suedisë në sulm luan një lojtar si Zlatan Ibrahimoviç, i gjithë opinioni është fokusuar tek ai. Megjithatë, për Hanin nuk duhet menduar se kush do ta mbajë shtatlartin e nordikëve, pasi nuk shënon vetëm ai. Holandezi thotë se “ylli” i Interit është një lojtar i eliminueshëm.
“Ne e dimë që Ibrahimoviçi është më i rrezikshmi, por nuk mund të them tani se kush do ta mbajë atë. Te Suedia nuk shënon gola vetëm Ibrahimoviçi, por edhe sulmuesi me eksperiencë Larson. Bindja ime është që këta dy lojtarë janë të eliminueshëm. Ajo që duhet ta mendojmë mirë është se Suedia në ndeshjet e fundit ka praktikuar një sistem të ri loje, me variantin 3 5 2. Eshtë kjo pika ku ne duhet të përshtatemi.” Edhe gjatë provave në stërvitje, Ari Han ka lënë të kuptojë se qendra e mbrojtjes kuqezi pritet të përbëhet nga lojtarë shtatlartë si Curri, Teli apo Beqiri, të cilët mund të mbulojnë sulmuesin e njohur të Suedisë.
“Nuk po shënojmë, kjo po më shqetëson”
Shënimi i golit është një problem tjetër për trajnerin kuqezi. Ai e ka vënë re këtë aspekt edhe gjatë stërvitjes së kuqezinjve. Këta të fundit tregohen të mefshtë para portës, duke humbur raste të pastra për shënim. I pyetur nga “Sporti shqiptar”, trajneri Han sqaroi: “Natyrisht që mungesa e golave më shqetëson. Janë disa gjëra, të cilat duhen llogaritur, sepse për të luajtur ashtu siç duam, me karakter sulmues, ne nuk arrijmë të shënojë dhe gola. Kjo do të thotë që duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sidomos kur kemi të drejtën e goditjeve të lira. Unë mendoj se nga këto të fundit mund të arrijmë të shënojmë. Duhen shfrytëzuar shumë edhe goditjet nga këndi. Megjithatë, së pari ne duhet të kemi një skuadër dhe pastaj të rregullojmë këto gjëra.”
“Loja e Berishës, jashtë filozofisë sime”
Duke folur për ata që do të jenë në fushë të shtunën, holandezi i kombëtares theksoi se loja e Besart Berishës nuk është në filozofinë e tij. Ndërsa lidhur me Erion Bogdanin, trajneri nuk pranoi të komentonte. “Eshtë pak herët të bëj një gjykim për Berishën. Kam zhvilluar një bisedë të gjatë me të. Personalisht më duhet edhe pak kohë për ta vlerësuar sa më mirë. Ia kam bërë të qartë se çfarë pres prej tij. Gjithsesi, mund të them që Berisha është diçka ndryshe nga çfarë luhet futbolli i sotëm. Ai luan në një mënyrë, që s’i përket filozofisë sime. Për këtë qëllim kam folur gjatë me të. Bogdani? Nuk dua të përgjigjem për lojtarë të veçantë, pasi duhet të presim pak.” Për sa i përket formacionit, njëshi i stolit shqiptar deklaroi se 90% të atyre që do të jenë nga minuta e parë e ka të qartë

Leave a comment »

RRETHI 65 CIKLISTIK

ETAPAT E RRETHIT  TE 65-TE CIKLISTIK TE SHQIPERISE

 

18 maj prolog 20 xhiro

Ervin Haxhi Teuta

19 maj etapa I Tiranë-Shkodër

Ervin Haxhi Teuta 2h 31’ 50’’

20 maj etapa II Shkodër-Burrel

Jonid Toska Apolonia 2h 42’ 41’’

21 maj etapa III(A) Lezhë-Shkodër-Krujë

Jonid Toska Apolonia 2h 52’ 20’’

21 maj etapa III(B) Fushë Krujë-Durrës

Tonin Prifti Apolonia 50’ 45’’

22 maj etapa IV Durrës-Pogradec

Palion Zarka Apolonia 4h 20’ 16’’

23 maj etapa V Korçë-Leskovik-Korçë

Jonid Toska Apolonia 4h 20’

24 maj etapa VI Pogradec-Tiranë

Ervin Haxhi Teuta 3h 54’ 08’’

Fituesit etapës së VI

Ervin Haxhi Teuta 3h 54’ 08’’

Xhevahir Jahja Apolonia 3h 55’

Jonid Toska Apolonia 3h 55’ 15’’

Klasifikimi individual përfundimtar

Jonid Toska Apolonia 21h 55’ 50’’

Besmir Banushi Flamurtari 21h 59’ 17’’

Palion Zarka Apolonia 22h 01 29’’

Klasifikimi ekipor përfundimtar

APOLONIA  65h 54’ 15’’

Profil line 67h 44’ 06’’

Teuta 67h 45’ 38’’

 

 

 

 

Toska: “Ia arrita qëllimit”

“Jam shumë i kënaqur me titullin dhe për këtë dua të falënderoj padyshim skuadrën e Apolonisë. Kjo ka qenë etapa më e fortë e rrethit. Realisht ka pasur një rivalitet të madh. Përgjatë etapave më shumë në vështirësi më kanë vënë gjermanët e Profil Line, një grup mjaft i fortë. Madje edhe sot (dje), ata bënë të pamundurën për të fituar, ndonëse nuk ia arritën dot qëllimit”, u shpreh kampioni pas marrjes së trofeut të tij të parë, të cilin ia dorëzoi ish-presidenti i FSHF-së, Miço Papadhopulli.

Leave a comment »

APOLONIA 2007

Leave a comment »

RENDITJA E SUPERLIGES

SUPERLIGA  2008/2009

VEN EKIPI P F B H G+ G- P
1 Dinamo Tirana 2 1 1 0 3 1 4
2 APOLONIA 2 1 1 0 2 0 4
3 Vllaznia 2 1 1 0 2 1 4
4 Elbasan 2 1 1 0 1 0 4
5 Tirana 2 1 1 0 1 0 4
6 Shkumbini 2 1 0 1 5 4 3
7 Besa 2 1 0 1 3 3 3
8 Partizani 2 1 0 1 2 2 3
9 Flamurtari 2 1 0 1 1 1 3
10 Teuta 2 0 1 1 0 1 1
11 Lushnja 2 0 0 2 0 3 0
12 Bylis 2 0 0 2 3 7 0

Leave a comment »

VLLAZNIA-APOLONIA

                           

 

                           FK VLLAZNIA-FK APOLONIA

 

                              TE DIELEN ORA 18:30 STADIUMI “LORO BORICI” SHKODER

 

Leave a comment »

Apolonia-Lushnja 1-0, finalja e kupes

Leave a comment »

ROMEO HAXHIAJ-GEZIMI I GOLIT

Leave a comment »

Nje histori e shkurter e sportit fierak

Periudha para Clirimit :Ne fillim te viteve 20 te shekullit te XX ne qytetin e Fierit fillon aktiviteti i kultures fizike dhe sportive. Te rinjte fierake qe ishin studente dhe ktheheshin ne stinen e veres per pushime sollen edhe lojen e futbollit. Ajo menjehere u perhap ne rrugicat plot pluhur te qytetit ku luhej me topat prej lecke.  E para ndeshje zyrtare e futbollit ne Fier ishte ajo qe u zhvillua ne 17 qershor 1924 midis ekipeve te Fierit dhe atij te Vlores, aktiviteti i organizuar nga shoqeria “Bashkimi”. Ne veren e vitit 1925 nje grup studentesh themeluan shoqerine e pare sportive me emrin “Apolonia”. Gjate vitit 1928 ajo mori pamjen e nje klubi sportiv, i cili kishte stausin dhe kryesine e vet, qe planifikonte dhe drejtonte çdo gare dhe ndeshje. Nga aktivitetet sportive me te rendesishme permendim ndeshjet e futbollit, qe pas krijimit te Federates Shqiptare te Futbollit ne vitin 1929 moren karakter te organizuar.  Aktivitete te tjera ishin garat çiklistike ne itineraret Fier – Roskovec – Fier dhe Fier – Zharrez – Fier. Ne fushen e Grecallise u zhvilluan edhe gara hipizmi. Gjate vitit 1934 organizohet nga shoqerite sportive te Vlores, Fierit, Lushnjes dhe Beratit aktiviteti i perbashket i titulluar kupa e Myzeqese, e cila u fitua nga ekipi i Apolonise. Po ne vitin 1936 ky ekip fiton kupen e III-te te federates shqiptare te sportisteve. Shoqeri te tjera sportive qe u krijuan ne Fier ishin: Myzeqeja (1927), Sport Klub Fieri (1930), Ballkanikja (1930). Ne vitin 1938 normalistet e ardhur nga Elbasani sollen edhe lojen e bukur te Basketbollit qe pas Luftes se Dyte Boterore do te behet nje loje mjaft popullore.

Periudha 1945-1990 :Ne vitin 1946 riorganizohet klubi sportiv Apolonia si nje institucion shumesportesh. Ne vitet e mevonshme ai u perfshi si kudo ne Shqiperi nga masivizimi i sportit. Megjithate sporti me popullor mbeti ai i futbollit. Ne vitin 1958 per kete sport u ngrit edhe stadiumi “Loni Papuçiu” me kapacitet 6000 vendesh. Kulmin e zhvillimit te tij futbolli fierak e pati ne vitet 1985 – 1990 kur skuadra e drejtuar nga tekniku Vangjel Capo, “beri emer” ne eliten e futbollit shqiptar. Rezultati me i mire i arritur nga futbolli deri ne kete kohe ishte ai i sezonit sportiv 1988 – 1989, ku Apolonia u rendit ne vendin e 3- te kampionatit kombetar.

Ajo mori pjese ne sezonin e ardhshem ne turin e I te kupes UEFA, nga ku u eleminua prej skuadres franceze Auxerre. Sportet e tjera me te suksesheme kane qene basketbolli dhe peshngritja. Kjo e fundit perpara se te vinte viti 1990 kur peshengritesi Ilir Kafaraj u shpall kampion ballkanik, kishte siguruar me pare disa tituj si kampion kombetar1 dhe medalje bronzi ne kampionate europiane per te rinj. Basketbolli si sport arritjen me te larte e kishte siguruar ne vitin 1975, kur nen drejtimin e teknikut Kozma Mone ekipi i femrave fitoi dy here kupen e Shqiperise(1972, 1974) dhe ne vitin 1975 titullin Kampion. Pas ketyre sporteve renditeshin qitja dhe atletika. Ne 1988 qitesja Klara Asllani shpallej kampione e Ballkanit per te rejat, ndersa Syrja Dalipi, maratonist per 10 vite me rradhe, shpallej kampion kombetar dhe merrte pjese ne dhjetra mitingje nderkombetare te atletikes.

Nje sportist tjeter cilesor ishte dhe Albert Cuko Kampion Kombetar ne ciklizem ne vitet 1983, 1985.

 

Leave a comment »

Lionel Mesi, Maradona i ri i futbollit

Lionel Mesi, Maradona i ri i futbollit

Fabio Kapelo e quan atë “diavolo”, anglezët “the devil”, argjentinasit “la pulga”, ndërsa për spanjollët është “the flea”. Shoku i tij i skuadrës, kamerunezi Samuel Eto‘o, thotë se po ta shohësh atë teksa luan, është njëlloj sikur sheh filma me kartonë. Të gjithë kanë të drejtë në ato që thonë. Është e pamundur ta kapësh teksa fluturon me topin, duket njëlloj si një zog. Tmerri i të gjithë mbrojtësve, Lionel Mesi, është lojtari me moshë më të re, më i miri në botë. Argjentinasi 20-vjeçar, sipas Zidane, Ronaldos apo Ronaldinjos, është një nga lojtarët më të mirë të dekadës së fundit. Leo ka nisur të luajë futboll qysh në moshën 5-vjeçare për Grandolin, klubin që kishte për trajner babin e tij. Në moshën 8-vjeçare u transferua te “Newell‘s Old Boys” dhe në moshën 11-vjeçare River Plate shfaqi interesimin për të, ndërsa 13 vjeç ishte pjesë e të rinjve të Barcelonës. Të gjithë futbollistët profesionistë, me përjashtim të portierëve, kanë shënuar në karrierën e tyre gola që nuk mund t‘i harrojnë kurrë dhe që kanë bërë historinë. Por për Mesin nuk është kështu. Edhe pse ka një karrierë të gjatë përpara, ai shënon nga një gol të mrekullueshëm pothuajse çdo javë, pa harruar tre golat më të bukur të vitit të kaluar, që shumë i konsideruan si “vepra arti”. I pari, i jashtëzakonshëm për shkak të rrethanave të lojës dhe cilësinë e ekzekutimit, u shënua në “Primiera Division” në Spanjë, në superndeshjen mes Barcelonës dhe Realit të Madridit në “Camp Now” marsin e vitit të kaluar. Ishte minuta e fundit e lojës dhe Barça, me dhjetë lojtarë në fushë, ishte në disavantazh me rezultatin 3 me 2. Mesi e mori topin në zonën e penalltisë së Realit. Depërtimi afër portës ishte i vështirë. Pothuajse gjithë madrilenët qëndronin pas topit, për të mos lejuar Barçën të shënonte golin që do t‘i merrte 2 pikë në minutën e fundit. Pas një devijimi nga e majta dhe një driblimi perfekt, duke lënë pas të gjithë mbrojtësit, argjentinasi arriti të hynte në zonë. Leo, ashtu siç e njohin dhe thërrasin të gjithë, kishte akoma Rergio Ramos, mbrojtësin më të mirë spanjoll, dhe Iker Kasijasin, një nga portierët më të mirë në botë për të “dribluar”. Kur Ramosi u rrëzua në këmbët e tij, Leo e gjuajti topin me të majtën, në cepin e portës, atje ku dora e Kasijasit nuk mund të arrinte dot. Gjithçka ndodhi sa hap e mbyll sytë. Goli që u dha katalanasve barazimin, nën ovacionet pa mbarim dhe sytë e qindra mijëra spektatorëve në stadium, tregoi edhe njëherë se vogëlushi argjentinas është xhevahiri më i shtrenjtë i futbollit, një lojtar i destinuar për të ndriçuar botën e këtij sporti. Kjo ishte edhe pjata e parë nga tre të tilla që Mesi serviri nga menyja e tij vitin e kaluar. Të treja “të shijshme”, “të lehta”, por të vështira për t‘u përgatitur. Goli i dytë, që do të vinte vetëm një muaj më vonë, u shënua kundër Getafes në ndeshjen për kupën spanjolle, gol i cilësuar si fotokopje e atij të shënuar nga “El Pibe D‘Oro” ndaj Anglisë në çerek finalen e botërorit “Meksikë 1986″, kur Mesi, ashtu sikurse Maradona, kaloi të gjithë mbrojtësit që nga mesi i fushës për të shënuar. Goli i tretë dhe ëmbëlsira e fundit u shënua në qershor, në ndeshjen Meksikë-Argjentinë, për Kupën e Amerikës. Leo, pasi mori topin me një shpejtësi marramendëse në këndin e majtë të portës, la pa fjalë portierin Osvaldo Sançez dhe mbrojtësin Rafa Marques, që prisnin krosim për Karlos Tevez, kundërshtarin në pozicion më të përshtatshëm për të shënuar. Por Mesi, edhe kësaj here ua prishi planet, sepse nuk pasoi tek askush, por vuri edhe një herë në punë të majtën e tij vrasëse. Instinkt, gjenialitet, apo thjesht perfeksion? Me pak fjalë është kjo ajo çka mund të bëjë ai në fushë. Por argjentinasi, përveç talentit dhe klasit të tij, dallohet edhe për diçka tjetër: arrin të shënojë gola të ngjashëm me ata që kanë bërë historinë në futbollin botëror. Një nga golat e tij në ndeshjen me Sëlltik ishte shumë i ngjashëm me atë të hungarezit Pushkash në ndeshjen me Anglinë në Uembli, në nëntor të vitit 1953, e fituar nga Hungaria 6-3. Në atë aksion, Pushkash dribloi falë teknikës së tij mbrojtësin e Anglisë, Bill Rajt, ashtu sikurse edhe Mesi bëri me mbrojtësit skocezë. Por goli i Pushkash nuk është i vetmi që është “kopjuar” nga 20-vjeçari. Në dy raste Mesi ka imituar edhe dy gola të idhullit të tij, Diego Armando Maradona, në Botërorin e Meksikës të vitit 1986 dhe si për ironi të fatit edhe këto gola u shënuan kundër Anglisë. Imitimi i parë i sulmuesit të Barcelonës ishte goli ndaj Getafes, kur ai, ashtu sikurse Maradona, kaloi disa mbrojtës që nga mesi i fushës për të shënuar, ndërsa goli i tjetër u shënua kundër Espanjol. Në këtë ndeshje, Mesi shënoi me dorë, ashtu sikurse edhe Maradona në Meksikë. Jashtë fushe, i veshur thjesht dhe pa topin në krahë, Lionel Andrés Mesi ka mësuar të sillet si një kampion i vërtetë. I dobët, me buzë të holla, i shkurtër, me trupin gjithë muskuj nga stërvitja, i veshur me këmishë ngjyrë të verdhë me mëngë të shkurtra, xhinse dhe atlete të bardha, Mesi pranon të japë intervistën pa asnjë hezitim në një dhomë të vogël brenda stadiumit gjigand të Barcelonës, “Camp Nou”. Asnjë pirsing apo tatuazh, dhe flokët që duket se nuk janë prekur kurrë nga dora e një stilisti, Mesi është krejtësisht e kundërta e Bekamit, ndoshta sepse ai nuk është një seks-simbol, por një simbol futbolli. Me një talent të jashtëzakonshëm në fushë, jashtë saj është një djalosh i thjeshtë nga Rosario, një qytet i vogël industrial, 200 kilometër në veriperëndim të Buenos Airesit, ku është lindur dhe rritur. Për herë të parë kërkova të bëja një intervistë, kur “Sport Illustrated”, versioni spanjoll i revistës së famshme amerikane me të njëjtin emër, e kishte zgjedhur atë si sportistin më të mirë të vitit 2007. Po si mundi Leo Mesi të mbërrinte deri këtu? “Mirë…”, u përgjigj ai me një theks argjentinas, që mesa duket shtatë vitet e tij në Barcelonë nuk e kanë ndryshuar aspak. “Para së gjithash duhet ta duash lojën”, tregon. “Që nga mosha 3-vjeçare kam luajtur futboll thuajse çdo ditë: çdo mëngjes, çdo pasdite, çdo darkë, madje edhe brenda në shtëpi. Kujtoj që thyeja çdo gjë, ndërsa mami mërzitej dhe më bërtiste vazhdimisht”. Me të vërtetë ke luajtur edhe brenda në shtëpi, e pyes. Po, më thotë, me një buzëqeshje të turpshme. Zakonisht, Mesi nuk është tip që e shpreh gëzimin në fytyrë, përveç rasteve kur arrin të shënojë. “Akoma jam kështu. Në shtëpi edhe pse nuk luaj më, kam gjithmonë afër një top, që e prek herë pas here”. Kujdesesh për të, sipas asaj që thotë Ronaldinjo, sikur të ishte grua? Mesi hesht dhe e hedh vështrimin diku tjetër, pa më lënë që të shoh teksa buzëqesh me vete. Por, përveç dashurisë për lojën, ajo çka duket për të arritur suksesin është puna e madhe dhe sakrifica. “Sakrificë?”, e pyes. Nuk mund ta quash sakrificë atë për të cilën ju paguajnë sa qimet e kokës dhe që ti e pëlqen më shumë në jetë? Për herë të parë gjatë intervistës duket që mërzitet paksa me atë që i them. “Kur isha 13 vjeç u largova nga Argjentina. U ndava nga miqtë dhe familja ime për t‘u bashkuar me Barcelonën. Edhe pse disa nga të afërmit e mi nuk më lanë vetëm, ishte shumë e vështirë për mua të largohesha nga Argjentina në atë moshë”, tregon. Nëse nuk do të kishte qenë për Barcelonën, familjen dhe “Newell‘s Old Boys”, gjeniu argjentinas do të kishte mbetur më i shkurtër dhe më i dobët se sa është sot. Në vitin 2000 emigroi për në Spanjë, pasi kishte nënshkruar një kontratë me të rinjtë e Barcelonës. Transferimi i tij në klubin spanjoll lindi nga nevoja e Mesit për t‘u shëruar nga një sëmundje që e kishte prekur që i vogël dhe për të gjetur kurën e përshtatshme. Pasi u diagnostikua se vuante nga mungesa e “GH”, e quajtur ndryshe “hormoni i rritjes”, që nuk e lejonte të arrinte gjatësinë e duhur, Barcelona pranoi të paguante kurat mjekësore dhe falë kësaj arriti që të nënshkruante edhe kontratën me talentin e ri. Kur debutoi për herë të parë, edhe pse 12 vjeç, brenda pesë minutave Carles Rexach, një ish-futbollist dhe trajner i Barçës, tha: “Nuk duhet ta lëmë të ikë”. Në moshën 13-vjeçare kishte fizikun e një 10-vjeçari, por me një talent të jashtëzakonshëm që do ta zhvillonte falë një pune të palodhshme dhe injeksioneve hormonale të përditshme. Kur mundi të zhvillohej aq sa shokët (ndoshta edhe më pak), zhvilloi edhe ndeshjen e tij të parë me të rinjtë në moshën 16 vjeç. “Programi i Barcelonës për të rinjtë është më i miri në botë”, tregon Mesi. Në fakt, nuk e ka gabim, nga radhët e saj kanë dalë vitet e fundit yje të tillë si Ksavi Hernanadez apo Çesk Fabregas. Ku qëndron sekreti? “Kur je fëmijë ata nuk të mësojnë të luash për të fituar, por të rritesh profesionalisht si lojtar. Kjo është arsyeja, ndryshe nga eksperienca ime në Argjentinë, që te Barça ushtrohemi çdo ditë me topin. Por unë mund të vrapoj shpejt edhe pa e pasur topin në këmbë. Një mënyrë stërvitje e jashtëzakonshme për të zhvilluar njohuritë e tua”. Investimi i madh i Barçës nisi të jepte rezultatet para se të fillonte sezoni i ri në vitin 2004, ku në moshën 17-vjeçare Leo do të luante ndeshjen e parë në “Camp Now”, në ndeshjen miqësore kundër Juves. “Ishte kjo dita kur njerëzit duhet të më njihnin se kush isha”, tregon me krenari. Të gjithë të pranishmit në stadiumin e tejmbushur e kuptuan se Mesi ishte ndryshe nga të tjerët, edhe pse vetëm 17 vjeç. Kapelo, atëherë trajner i një skuadre italiane, nuk hezitoi të thoshte me zë të lartë: “Nga vjen ky yll”? Bernard Shuster, trajneri aktual i Realit të Madridit, thotë se argjentinasi është një “kafshë e pashoqërueshme”. Ish-trajneri i “Gedafes”, kur Mesi shënoi një gol të jashtëzakonshëm sezonin e kaluar, ishte shprehur: “Më duhej ta lidhja me zinxhirin e qenit që të mund ta frenoja”. Në qershor, Lionel bën 21 vjeç, por ai tashmë hyn te kategoria e të mëdhenjve që kanë shkruar me shkronja të mëdha emrin në historinë e tyre të futbollit. Ka talent të lindur për futbollin, është i shpejtë, ka nuhatje të jashtëzakonshme për gol dhe teknikë që çmend çdo kundërshtar që i ka rënë për ta markuar. Edhe Ronaldinjo, shoku i tij i skuadrës, si dhe një nga lojtarët më të mirë në botë, nuk është si Mesi, që një natë para ndeshjeve kalon nëpër mendje shumë sekuenca dhe aksione golash. Mesi është vetvetja. “Nuk i kam parë kurrë ndeshjet që kam luajtur në televizion. Përndryshe do të mendoja se më duhej të përmirësoja lojën apo të korrigjoja shumë gabime. Ndaj nuk e bëj”, tregon. Lionel nuk ka treguar shumë interes për lojtarët e tjerë, megjithatë pranon se ka një farë dobësie për bashkëpatriotin e tij, Pablo Aimar, që luan gjithashtu në Spanjë. “Asnjëherë nuk jam përpjekur të imitoj ndonjë, thjesht luaj ashtu si më pëlqen”. Ndoshta është kjo arsyeja që shokët e tij të skuadrës, ashtu si kundërshtarët, e dinë mirë se ç‘mund të ndodhë kur Leo prek topin. Gabriel Milito, shoku i tij i skuadrës te Barcelona dhe në Kombëtare, që e njeh më mirë nga të gjithë, thotë se tani nuk surprizohet më nga ajo që Mesi mund të bëjë. “Në çdo ndeshje që luan duhet të fërkosh sytë dhe t‘i thuash vetes: Si dreqin e bëri këtë. Duhet ta nisësh një ndeshje duke menduar se çfarë mund të bëjë Mesi kësaj radhe”, thotë ai, që fillimisht është njohur me Mesin në radhët e Argjentinës. “Që në sezonin e parë me Kombëtaren e pashë se ai ishte ndryshe nga të tjerët. Kisha luajtur me futbollistë të mëdhenj, por s‘më kishin zënë sytë asnjë si Leo”, rrëfen. Këto janë fjalë të mëdha. Milito luan për Argjentinën përkrah futbollistëve të tillë si Juan Román Rikuelme dhe Karlos Tévez; të quajtur ndryshe “katërshja fantastike”. Të Barcelona, Mesi është një prej tyre, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes Ronaldinjos, Eto‘o dhe Tierri Henrit, të cilët në çdo rast flasin për talentin e kolegut të tyre vetëm 20 vjeç.

Ishte Eto‘o që e krahasoi Mesin me filmat vizatimorë, ndër Henri tregon se ashtu si luan ai, rrezikon shpejt që të bëhet spektator. “Ajo çka bën është e pabesueshme”. Ronaldinjo është mik i ngushtë me patriotin e tij te Milani, Kakanë, i sapo kurorëzuar si futbollisti më i mirë në botë për vitin që kaloi. Por, në nëntor, rreth një muaj para se rezultatet të shpalleshin, Ronaldinjo kishte thënë se nëse do t‘i jepej mundësia për të votuar, këtë do ta kishte bërë për Mesin, një lojtar që sipas tij ka “evoluar” me shpejtësinë e dritës. Braziliani i Barçës ka të drejtë. “Evoluimi” i Leos ka qenë jashtëzakonisht i shpejtë. E para sepse në vitin e fundit ai po e tregon gjithmonë e më shumë se është një futbollist që di më shumë të shënojë, se sa të krijojë raste për gola. Që prej tripletës kundër Realit të Madridit në marsin e kaluar, Mesi ka shënuar pothuajse një gol për ndeshje. Së dyti, për shkak të aftësisë së madhe për të dribluar, shpejtësisë dhe vizonit të lojës që Ronaldinjo i ka cilësuar si dhurata që ia ka dhënë Zoti. Shumë mendojnë se para se të heqë dorë nga sporti, pavarësisht famës dhe parave, argjentinasi do të jetë bërë një “Zot”, njëlloj si Maradona. I pyetur për lojën dhe talentin e Lionel Mesit, Maradona thotë: “Mesi është Mesi, unë jam Diego. Ai ka një rrugë të gjatë përpara, ndërsa e imja ka përfunduar. E dua shumë Leon, është një djalë fantastik. I ka të gjitha mundësitë për të qenë një figurë e madhe e futbollit botëror. Unë kam qenë i tillë, ndërsa ai duhet të përjetojë tashmë sukseset e tij. Ndoshta mund të jetë më i mirë se unë”. Maradona kujton edhe dy golat e Mesit, atë kundër Getafes në “Camp Nou” dhe “Dorën e Zotit” kundër Espanjolit, njësoj si golat e tij. Kur e pyesin se kush është më i mirë, Ronaldinjo apo Mesi, argjentinasi shprehet: “Ronaldinjo është lojtari më i mirë në botë, por kujdes nga Mesi, sepse po rritet shumë”. Që tani ai është konsideruar nga lojtarët dhe fansat si lideri i ri i Barcelonës. Por a mendon ai se është e drejtë që një ditë ta quajnë si lojtari më i mirë në botë? “Do të ishte shumë bukur, por nuk jam i fiksuar pas kësaj. Më shumë se çdo gjë tjetër, duhet të them se sa me fat që jam. Çdo ditë falënderoj Zotin që më ka sjellë deri këtu e që më ka bërë të luaj përkrah futbollistëve të mrekullueshëm si te Barcelona, ashtu edhe në Kombëtare”. Për këtë të jetë i sigurt, sepse të njëjtën gjë thonë edhe shokët e skuadrës për të: “Falënderojmë Zotin që na e ka sjellë në skuadër”.

 

Leave a comment »

Skuadra

PORTIERE

 

1     Erion DINE

2     Egland HAXHO

 

MBROJTES

 

       Norion SPAHO

6     Maringlen SHOSHI

       Renaldo BEDINI

21   Aleksandar STRECKOVIC

       Erald ELMAZI

               RANCI

 

MESFUSHORE

 

10    Marsel RUSHANI

7     Agim METO

15   Semir HADZIBULIC  (BiH)

8     Jean Neves Da SILVA  (BRA)

11   Predrag MIRCETA (SER)

20   Elion BRATJA

       Shkelzen KELMENDI

       Naulind NIKOLLA

 

 

 

SULMUES

 

9     Mladen BRKIC  (SER)

33   Klodian ASLLANI

       Arber DHRAMI

       Aulent GURI

       Taulant CERCIZAJ

       Washington JUNIOR  (BRA)

17   Klodian SKENDERAJ

 

 

Leave a comment »

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.